14:24 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Broja shënon gol për Vitessen dhe ia siguron fitoren ndaj Sittard

Ka përfunduar takimi ndërmjet Vitesses dhe Sittard, duel ky në kuadër të xhiros së dhejtë në superligën holandeze.

Në këtë takim nga minuta e parë ishte edhe Armando Broja, i cili e shënoi golin e dytë për Vitessen, gol ky që ia siguroi edhe fitoren klubit holandez, shkruan IndeksOnline

Broja shënoi gol nga afërsia, pas një krosimi të bukur nga bashkëlojtari i tij.

Pra, takim u mbyll me rezultatin përfundimtar në 2:0.