17:43 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / MSH

Broja shumë afër të thyej rekordin historik te Sauthampton

Armando Broja është njeriu i momentit te Sauthampton.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar gjashtë gola në Premierligë dhe është afër të thyej një rekord të skuadrës.

Broja po ndjek rekordin e sulmuesit të njohur anglez, Kevin Davies që është futbollisti më i ri nën 20 vjeç që kishte shënuar 9 gola për Sauthampton.

Broja ka realizuar gjashtë gola deri më tani dhe nuk do të jetë e vështirë që ta kaloj ish-legjendarin anglez./Indeksonline/