17:29 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / C E

Brozovic shërohet nga Covid-19, gati për ndeshjen e Champions League

Marcelo Brozovic shërohet plotësisht nga koronavirusi.

Gjatë tamponit të kryer para dy ditësh ai rezultoi pozitiv duke munguar në fitoren e zikaltërve 0-3 ndaj Sasuolos në stadiumin “MAPEI”.

Sot kroati është shëruar nga COVID-19, duke u bashkuar me grupin për tu stërvitur dhe për të qenë në formë në transfertën delikate ndaj Munchengladbahut në Champions, për të paracaktuar fatet e Interit në kompeticionin madhor evropian për klube.

Antonio Conte buzëqesh pasi rigjenë një “copë” të mirë të mesfushës së tij në një ndeshje vendimtare si asaj ndaj gjermanëve në mesjavë. /IndeksOnline/