Brruti gati të bëjë hapin e madh, pritet t’i bashkohet Hajduk Splitit
Mesfushori i Malishevës, Etnik Brruti do të bëjë hapin e madh në karrierë.
Ai pritet t’i bashkohet gjigantit kroat, Hajduk Split me transferimin e tij që është vetëm çështje kohe.
Te Hajduku ai do të ketë edhe bashkëkombas të tij si Adrion Pajaziti dhe Ron Raçi.
Brruti, po kalon një super sezon me Malishevën ku ka shënuar 8 gola në 30 paraqitje./IndeksOnline/

