Brruti zyrtarizohet te Hajduk Split-i
Etnik Brruti është lojtari më i ri i Hajduk Splitit.
Kosovari, iu bashkua nga Malisheva duke bërë hapin e madh në karrierën e tij.
Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me gjigantin kroat, si lojtar i lirë.
Te Hajduku ai do të luajë krah bashkëkombësve të tij si Adrion Pajaziti dhe Ron Raçi.
Brruti, kaloi 4 vjet te Malisheva ku bëri 119 paraqitje dhe shënoi 15 gola dhe 12 asistime, ku arriti t’i kualifikonte në Conference League për dy vjet radhazi./IndeksOnline/

