13:51 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Brukseli reagon për gazin: Gazi s’ka vend në Parlament

Për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar edhe komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn.

“#Kosova: Dënoj fuqishëm përdorimin e gazit logsjellës.Kjo sjellje nuk ka vend në një demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme, liderët e Kosovës duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të votojnë marrëveshjen e demarkacionit. Qytetarët e tyre mund të përfitojnë vetëm nga ky hap. Duke bërë këtë do të lejojnë jetën politike të përqendrohet në reforma të tjera të rëndësishme që njerëzit kanë nevojë dhe duan dhe do të ndihmojnë vendin të bëjë përparim me orientimin e tij evropian”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Aktualisht Kuvendi është në pauzë për shkak të hedhjes së gazit për herë të dytë nga deputetët e VV-së.