11:34 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rasti i deputetëve të akuzuar për gazin në kuvend ende pa epilog në Apel

Edhe pse janë bërë gati 6 muaj nga koha kur 4 deputetë të Kuvendit të Kosovës ishin dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, Gjykata e Apelit ende nuk i ka dhënë epilog përfundimtar këtij rasti.

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  dhe Albulena Haxhiu, deputeti i  tani Partisë Social Demokrate të Kosovës, Faton Topalli  si dhe deputetja e cila u rikthye në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi ishin dënuar me dënime me kusht në janar të këtij viti nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Albin Kurti ishte dënuar me 1 vjet e gjysmë burg me kusht, Albulena Haxhiu me 1 vjet e 2 muaj burg me kusht, Faton Topalli me 1 vjet e gjysmë burg me kusht si dhe Donika Kadaj –Bujupi me 1 vjet e 2 muaj burg me kusht.

Burime të Kallxo.com brenda Gjykatës së Apelit marrin vesh se kjo lëndë është ndarë në punë por nuk është përfunduar ndërsa nuk jepet një afat se kur mund të ndodh kjo.

Të katër deputetët e Kuvendit të Kosovës akuzohen për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor, deputetët deklaruan se veprimet e tyre ishin vetëm në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, duke parandaluar kështu një të keqe të madhe që po i kanosej Kosovës, apo siç e quajtën ata “faljen e mijëra hektarëve tokë dhe bosnjëzimin e Kosovës”.

Madje, prej disa prej të akuzuarve u tha se ndihen krenarë për veprimet që i ndërmorën ndërsa se veprimet e tyre ishin të drejta, të gjithë deputetët e akuzuar të këtij rasti përmenden vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që gjeti se disa prej pikave të Marrëveshjes për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, nuk ishin në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Krejt këto argumente nuk e bindën prokurorin e rastit, Valdet Gashi, i cili kërkoi nga Gjykata që t’i shpallë fajtorë të akuzuarit sepse sipas tij është provuar se ata e kanë kryer veprën penale.

Pjesë e këtij gjykimi në cilësinë e dëshmitarëve ishin edhe disa deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës,  si Flora Brovina, Blerta Deliu-Kodra, Nuredin Ibishi, Xhavit Haliti, Bekim Haxhiu dhe Armend Zemaj.

I propozuar për t’u dëgjuar si dëshmitarë ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, por prokurori çuditërisht u tërhoq nga dëgjimi i dëshmisë së tij.