11:17 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

Bruno për Lingard: Ai është lojtari më i mirë në Premierligë!?

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka befasuar me deklaratën e fundit për ish-bashkëlojtarin e tij, Jesse Lingard.

Portugezi thotë se mesfushori anglez është lojtari më i mirë në Premierligë, shkruan IndeksOnline

“Për mua, nëse i shikojmë këto 10 ndeshjet e fundit, ai është lojtari më i mirë në Premierligë. Ne të gjithë këtu jemi të lumtur me performancen e tij”, ka thënë Bruno Fernandes.

28-vjeçari te West Ham United ka bërë 13 paraqitje dhe ka shënuar 9 gola (plus 4 asistime).

Ai u huazua te ‘The Hammers’ në janar të këtij viti. Ashtu siç shkruajnë mediat angleze, Jesse do të rikthehet në ‘Old Trafford’ në fund të këtij muaji./IndeksOnline/