18:25 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

BSPK reagon për vdekjet në vendin e punës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka reaguar lidhur me vdekjet në vendin e punës.

BSPK ka shprehur indinjatë të thellë lidhur me aktualitetin e krijuar të punëtorëve sidomos të sektorit privat, konkretisht me rrezikun e sigurisë dhe shëndetit në punë që po u kanoset çdo ditë punëtoreve në punishtet e tyre.

“Pasojat e fundit fatale që sollën vdekjen e punëtoreve si dhe numri i rritur i vdekjeve që ndodhen këtë vit si rezultat i aksidenteve në punë, duhet të jenë shqetësuese jo vetëm për BSPK-ne por edhe për Qeverinë, akteret që kanë përgjegjësi t’i mbikëqyrin implementimet e ligjeve dhe me theks të veçantë implementimin e Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, thuhet nga BSPK, transmeton Indeksonline.

Tutje është thënë se si rezultat i rrjedhojave të tilla, BSPK kërkon nga instancat kompetente, posaçërisht nga Qeveria e vendit që të ndërmerr hapa urgjent për krijimin e ndonjë strategjie të mirëfilltë dhe të zbatueshme në mbrojtje të punëtoreve të këtij vendi, që t’i forcoj dhe kërkoj llogari sa me shume organeve kompetente qe kane mandat të merren me mbikëqyrjen e zbatimit te ligjeve që rregullojnë marrëdhënien e punës, në të kundërtën BSPK-ja është tejet e gatshme që të ndërmerr masa me rigoroze sindikale për  realizmin e kërkesave të veta, posaçërisht nëse do të vazhdon edhe me tutje te rrezikohet shëndeti dhe jeta e punëtoreve të këtij vendi./Indeksonline/

Temat: