11:29 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / AR

Bufi pas reduktimeve: Motelet kanë me qene full sivjet, tu shku njerzia me i mbushë telefonat!

Ashtu siç u paralajmërua mbrëmë, nga dita e sotme kanë nisur reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë.

Pas shumë reagimeve që pati nga fytyrat publike, edhe aktori i humorit, Fatmir Spahiu, “Bufi”, përmes një statusi në “Facebook” ka ironizuar për këtë vendim.

Ai tha se motele këtë vit kanë me qenë full, për shkak se njerëzit do t’i mbushin telefonat.

“Motelet kane me qene full sivjet, tu shku njerzia me i mbushe telefonat!”, shkroi ai, ku pranoi komente të shumta nga ndjekësit./Indeksonline/