21:19 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bugajski thotë se aktualisht debati për kufijtë është i paparashikueshëm

Debati i javëve të fundit për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës e Serbisë, vlerësohet si hap pozitiv nga njohësi i çështjeve ballkanike, Januzs Bugajski.

Në një deklarim për RTK-në, megjithatë Bugajski deklaron se diskutimi mbi kufijtë është temë, rezultatin e së cilës nuk mund ta parashikojë askush, duke pasur parasysh faktin se secili nga shtetet e Ballkanit ka çështje të tilla.

“Mendoj se po hyjmë në ujëra të turbullta ku nuk mendoj se rezultatet janë të parashikueshme. Personalisht nuk kamë asgjë specifike kundër ndarjes por duhet pasur parasysh disa kushte që duhet që duhet plotësuar. Me fjalë të tjera marrëveshja e plotë nga të dy palët, njohja e pavarësisë së Kosovës si dhe referendumi apo në njëfarë mënyrë një lloj dakordimi nga publiku që shkëmbimi territorial të jetë i mundur. Mendoj se nëse kjo ndodhë në mënyrë dypalëshe dhe është marrëveshje e plotë, do të ishte në rregull, do të mund të pranohej, por problem është rreziku për shkaktim të problemeve politike në Kosovë e Serbi dhe do të mund të shkaktonte nisjen e reagimeve për ndryshime territoriale në Ballkan dhe ky do të ishte rrezik edhe më i madh.

Anglea Merkel është një nga liderët e vetme perëndimore ndoshta në Evropë që ka folur hapur kundër ndonjë ndryshimi kufijsh, pas takimit që pati me kryeministrin kroat së fundi.

Mendoj se administrata Trump ka bërë një hap prapa duke thënë –shiko, ne kemi disa vite brenda të cilave nuk janë bërë shumë zgjidhje, andaj ndoshta është koha që të ushtrojmë pak presion mbi të dy palët për të parë se çfarë marrëveshje mund të arrijnë. Nëse marrëveshja është e pranueshme për politikanët, partitë, publikun e Qeveritë e të dy vendeve, atëherë ne do ta provojmë t’i mbështesim. Por më shumë mendoj se është siç do ta quaja unë një balonë testuese për të partë nëse kjo mund të bëhet në paqe apo nëse mund të jetë efektive.

Por mendoj se është shumë herët dhe nuk mendoj se duhet të nxjerrim ndonjë përfundim në këtë pikë. Po sikur ta parashikoja të ardhmen do të isha profet. Nuk mund të them me siguri se çfarë mund të ndodhë por mund të them disa nga pikat pozitive të mundshme. Nëse Serbia do të njihte pavarësinë e Kosovës, nëse Kosova do të ishte kundër për bashkim territorial me shqiptarët, atëherë kjo do të ishte pozitive për Serbinë sepse do të ishte e lirë të vazhdonte drejt BE-së. Por ka edhe pika negative. Nëse Serbia do të thotë, jo ju duhet të na jepni ne territor e ne nuk iu japim Preshevën, kjo do të krijonte probleme të mëdha, prandaj shoh shumë rrezik dhe shumë ndërskamca andaj nuk mund të them rezultatin dhe askush nuk mund ta bëjë këtë në këtë tash për tash”, tha Bugajski.

 

Temat: