16:18 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / B O

Bugatti prezanton “makinën më të fuqishme për rrugë”

Bugatti ka zbuluar supermakinën e saj të radhës: Chiron Super Sport.

Bëhet fjalë për një mjet të bazuar në makinën “standard” Chiron, që kushton rreth 3 milionë euro, por me një performancë më të lartë, aerodinamikë të përmirësuar dhe me disa detaje që i bëjnë jehonë modeleve të vjetra të markës franceze.

Sipas Bugatti, kjo makinë e re është makina më e fuqishme e rrugës me naftë.

Bugatti Chiron Super Sport do të kushtojë mbi 3,5 milionë euro.