21:05 / E Diele, 06 Qershor 2021 / C E

Bujar Mustafa vjen me këngën e re “Ftesa e Dasmës”

Këngëtari nga Prishtina, Bujar Mustafa së fundmi ka publikuar projektin e tij të ri muzikor.

“Ftesa e dasmes” mban titullin kënga e re e Mustafës të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

20 vjeçari nga Prishtina, Bujar Mustafa me zërin e tij unik ka bërë që të merr mbështetje nga mija njerëz të cilët poashtu e ndjekin atë edhe në rrjetin e tij social në instagram ku herë pas here Mustafa publikon edhe covera të këngëve të ndryshme.

Bujar Mustafa zë i cili premton shumë aktualisht është duke punuar edhe projekte të tjera muzikore të cilat pritet të publikohen muajve në vijim.

“FOTOGRAFI E BUJAR MUSTAFËS NGA VIDEOKLIPI”

Kënga e tij e parë “Ftesa e dasmës” që në minutat e parë është pritur mirë nga publiku, e që tani mund ta gjeni edhe në kanalin Youtube.