17:09 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Bujar Nishani nderohet me titullin “Personalitet i shquar i Labërisë”

Shoqata Kulturore Atdhetare Arbëria nderoi me titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë” ish-Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Një nga tiparet që ish kreu i shtetit përmendi si kryesor përgjatë 26 viteve të ekzistencës së kësaj shoqate është solidariteti.

“Ne që vijmë në pozicione kaq të larta dhe kemi pushtet në duar, për fatin e keq e gëlltisim çdo mëngjes një filxhan të vogël helmi për shkak të pushtetit, fillojmë e besojmë tek diferencimi dhe distancohemi me njerëzit e tjerë, tek dominimi ndaj të tjerëve edhe për shkak të privilegjit që të jep pushteti.

Por ata që janë më me fat, e marrin edhe antidodën, dhe antidodën e marrin nga perëndia. E marrin antidodën për të kuptuar, që jo vetëm nuk je i përjetshëm, por edhe i barabartë edhe i njëjtë me këdo.”

Për të shënjuar ceremoninë artistë të këngës, valles dhe recitimit sollën më të bukurat krijime të Labërisë në sallën “UNESCO” të Muzeut Historik Kombëtar, shkruan syri.net.