20:48 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / Gj. Sh

Bujar Osmani: Mirëpres rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Kryesuesi i OSBE-së Bujar Osmani, tha se e mirëpret rifllimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Osmani tha se dialogu është e vetmja rrugë për bashkëjetësen paqësore.

“OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë”, tha ai.

Sot, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zhvilloi takime në Bruksel me presidentin e Francës Emmanuel Macron, kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.

Ai po ashtu pati takime edhe me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrel dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Kurti sërish ishte rikthyer në takim me Borrellin dhe Lajçakun.

Pas këtij takimi, qeveria e Kosovës njoftoi se pala kosovare ishte e gatshme ta nënshkruante marrëveshjen bazike të Ohrit dhe aneksit të saj, por që u refuzua nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.