15:06 / E Premte, 02 Qershor 2023 / S Z

Bujar Osmani përkrah mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryesues i OSBE-së, përkrah mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës dhe kthimin e serbëve në institucione.

Ai ka thënë se i bashkohet thirrjes për zgjedhje të reja dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve, përfshirë atë të fundit në Ohër.

“Si kryesues i OSBE-së e përkrah dialogun e udhëhequr nga BE-ja, si mënyrën e vetme për t’i ulur tensionet dhe për të siguruar stabilitet afatgjatë. OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar Osmani në Twitter.