10:04 / E Premte, 26 Maj 2023 / B O

Bujar Osmani tregon se çfarë bisedoi me ministren Gërvalla

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Osmani ka takuar kryediplomaten Gërvalla në takimin e parë sot në Prishtinë.

“Perspektivat bilaterale, roli i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ishin temat qendrore që sot diskutuam me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla -Shëarc.
OSBE-ja fuqishëm e mbështet dialogun me Beogradin, i cili jo vetëm që i mbron interesat e të gjitha komuniteteve, por edhe kontribuon në stabilitetin e rajonit në përgjithësi. Investimi në fqinjësi të mirë, veçanërisht në rajonin tonë është investim në të ardhmen.
Organizata jonë do të vazhdojë ta inkurajojë dialogun politik dhe klimën pozitive, sepse mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të të gjitha komuniteteve janë kryesore për forcimin e marrëdhënieve ndëretnike” shkruan Osmani në njoftim./Indeksonline/