“Bujari”, maestro i mishit në Prishtinë, ku ndalen edhe VIP-at

I ka bërë plot 31 vite traditë, dhe profesionin e tij tashmë e ka shëndrruar në pasion. Bëhet fjaë për mishtoren “Bujari” që ndodhet në Prishtinë prapa Teatrit.
Bujar Humolli është mjeshtri i kësaj pune që përpunimin e mishit e ka shëndrruar në art. Mish cilësor e kualitativ nga bdemat që i rrit në një fshat të Podujevës i gjeni gjithmonë tek “Bujari”.

Këngëtarë, politikanë, dhe emra të shumë të njohur për publikun janë pjesë e pandashme e mjeshtërisë dhe kualitetit të Bujar Humollit.
Një nga ta është edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca që pas seancës e gostiti familjen e tij me mish kualitativ.



