09:18 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Bujqit protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, për “padrejtësitë në procesin e granteve”

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës sot do të mbajë protestë para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, transmeton IndeksOnline.

Siç njoftojnë ata, protesta e tyre do të mbahen në lidhje me procesin e granteve.

“Ju njoftojmë se të premten (19 qershor), ne drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK) do të mbajmë para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë (në Prishtinë) në ora 14:00 PROTESTË lidhur me padrejtësitë në procesin e granteve për bujqit. Kryesia e FSBK së bashku me bujq të Kosovës ju ftojmë të na ndiqni nesër”, thekson njoftimi i sindikatës.