75 Mall Live Search
12:53 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bukuria dhe eleganca vijnë tek koleksioni i ri i Lia Stubllës

Lia Stublla e ka sjellur koleksionin e ri të saj. Dizajnerja e suksesshme kosovare është inspiruar nga gjethet, për të sjellur diçka të bukur e të veçantë.

Shumica e detajeve të koleksionit janë në formë të gjetheve, ndërsa stili i fustaneve janë prej më të kërkuarve.

Janë gjithsejtë 20 fustana, ndërsa vetëm 8 prej tyre janë të prezantuar deri më tani.

Lia pritet që brenda 3 javëve të zgjeroi studion e saj ku pritet prezantimi i të gjitha modeleve të këtij koleksioni.

Se për çfarë modelesh bëhet fjalë, mjafton t’i shikoni për tu bindur se Lia ka shije dhe profesionalizëm./Indeksonline/