11:19 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bulliqi: Të kishim pasur kohë, do gjenim ende gabime në raportin e ish-komisionit (Video)

Tashmë ka filluar komisioni për Punë të Jashtme, ku edhe do të shqyrtohet raporti i Dermarkacioni të hartuar nga komisioni i udhëhequr i Shpejtim Bulliqit.

Kryesuesja e komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ia ka dhënë fjalën Bulliqit për të preznatuar para tyre raportin.

Me këtë rast Bulliqi ka thënë se puna e tyre është bazuar në tre hulumtime dhe po të kishin kohë ende, ata do të gjenin ende gabime në raportin që e ka hartuar ish komisioni shtetëror për Demarkacionin, transmeton Indeksonline.

Në përfundim të kësaj analize, Bulliqi ka thënë se ata kanë ardhur në përfundim se shumë objekte infrastrukturore të ndryshme në atë territor që është sot diskutabil e ka menaxhuar Kosova.

“Kosova e ka ndërtuar rrugën, e ka shtruar asfaltin, e ka mirëmbajtur atë, e ka kontrolluar atë territor deri më datën 12.01.2009 dhe kjo është një shkresë zyrtare nga ana e policisë së Kosovës, ku për herë të parë nga pala malazeze kërkohet që kompanitë tona të mos shkojë dhe pastrojmë atë rrugë të cilin e kemi mirëmbajtje nga vitin 1945 deri në vitin 2009. Pra, kemi ardhur në përfundim se vija administrative e krahinës socialiste të autonomisë së Kosovës nuk është identike me atë vijë të cilën e ka prodhuar ish komisioni ynë shtetëror për shënjimin e vijës kufitare”, ka thënë Bulliqi./Indeksonline/