18:06 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Bunjaku për shtrenjtimin e rrymës: LVV-ja në vend se të ndihmojë qytetarët, ajo po ua vështirëson jetën atyre

Bunjaku për shtrenjtimin e rrymës: LVV-ja në vend se të ndihmojë qytetarët, ajo po ua vështirëson jetën atyre

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka reaguar në lidhje me shtrenjtimin e rrymës.

Bunjaku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për këtë gjë, duke i thënë se këta të fundit në vend se të ndihmojnë qytetarët ata vetëm po u vështirësojnë jetën qytetarëve.

Më tutje, ajo e ka quajtur të pa pranueshme rritjen e çmimit të rrymës.

‘’Socialdemokratët po rrisin 14 për qind rrymën

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka marrë vendim që t’i shtrenjtojë faturat e energjisë elektrike për 14 për qind, duke filluar nga 1 prilli 2023. LVV-ja që mbahet si socialdemokrate, në vend se të ndihmojë shtresat e varfra e të mesme në inflacion, ajo vetëm po ua vështirëson jetën qytetarëve. Nga rritja e çmimit të çdo produkti e shërbimi, rritja e tatimit në pronë, tash edhe rritje të çmimit të rrymës. E papranueshme!’’, ka thënë ajo. /IndeksOnline/