Buqetat me lule të festës së Meghan Markel i dhurohen të sëmurëve me kancer
Dukesha e Sussex, Meghan Markel, organizon një festë të madhe në New York me rastin e shtatëzanisë së saj. Kjo festë besohet se ka kushtuar hiq më pak se 500 mijë dollarë.
Festa e shtrenjtë e Meghan, ndër të tjera përfshinte edhe një pritje madhështore me lule për mysafirët.
Mirëpo, në vend se të ua jepte lulet mysafirëve, 37-vjeçarja i dhuroi ato për bamirësi, shkruan dailymail, transmeton indeksonline.
Fotografitë e grumbullimit të luleve nga hapësira luksoze ku qëndruan Meghan dhe të ftuarit e saj u postuan më pastaj në Instagram.
Pas mbledhjes së luleve, kompania e aranzhuar Repeat Roses dërgoi buqetat e rimodeluara në organizatat bamirëse, të cilat e përshkruan dhuratën e befasishme si një “rreze e diellit”.