14:31 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

‘Burek’ nga Ismet Sijarina mbështetet nga SEE Cinema Network

Në mbledhjen e 31-të të asamblesë së përgjithshme të SEE Cinema Network (Rrjeti Fondeve të Filmit i Evropës Juglindore) të mbajtur online, është vendosur të mbështeten 8 projekte filmike nga 8 vendet anëtare të rrjetit.

Projekti filmik i mbështetur nga Kosova, filmi i gjatë artistik në zhvillim “Burek” nga Ismet Sijarina ishte fitues në konkursin e QKK-së të vitit 2019 në kategorinë zhvillim skenari.

Displaying See Cinema Network 1.jpg

Filmi përcjell Hektorin një burrë 45 vjeç, emigrant nga Kosova që martohet për letra me një vajzë gjermane (Kristine). Hektori e gjenë veten të ngatërruar në situata komplekse emocionale të papritura dhe jashtë çdo planifikimi, përderisa Hakani një burrë rreth 37 vjeç, punonjës social, është caktuar që ta përcjellë ecurinë e kësaj lidhjeje martesore.

Displaying Burek.jpg