21:15 / E Hënë, 08 Mars 2021 / FG

Burger King për 8 Mars: Gratë i përkasin kuzhinës

Burger King ka pranuar kritika të shumta për një postim në Twitter kinse gratë i përkasin kuzhinës, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, transmeton Indeksonline

Gjigandi i ushqimit pas reagimeve të shumta, bëri edhe një postim tjetër ku shkroi:

“Nëse duan, natyrisht. Megjithatë vetëm 20% e kuzhinierëve janë gra. Ne jemi në një mision për të ndryshuar raportin gjinor në industrinë e restoranteve duke fuqizuar punonjëset femra me mundësinë që të ndjekin një karrierë të kuzhinës.

Ne jemi krenarë që po fillojmë një program të ri bursash i cili do të ndihmojë punonjëset femra të Burger King të ndjekin ëndrrat e tyre kuzhinare!”.

Megjithëse postimi i parë duket se kishte për qëllim të tërhiqte vëmendjen e njerëzve në mediat sociale, ky koment ka marrë mijëra më shumë pëlqime dhe ripostime sesa dy tjerat.

Përdoruesit e Twitter e kanë akuzuar kompaninë për ‘PR të keq’ në një ditë që synon të festojë arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave në të gjithë botën, raporton Metro./Indeksonline/