22:21 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Burgoset mësuesja 40 vjeçare, kishte aferë me nxënësin 15 vjeçar

Mësuesja 40 vjeçare kishte marrëdhënie seksuale me shokun e djalit të saj 15 vjeçar, qindra herë gjatë brenda një viti.

Susan Weddle, 40 vjeçe ka dhënë dorëheqje nga pozita e mësueses në shkollën me aftësi të veçanta, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Afera në mes mësues dhe djaloshit 15 vjeçar filloi pas një loje futbolli të djalit të saj në Florida.

Ish mësuesja i kishte dhënë dhurata të ndryshme gjatë marrëdhënies së tyre më shumë se 1 vjeçare, përfshirë I phone, zingjirë të qafës dhe të dorës.

Policia e ka arrestuar të hënën mësuen derisa para hetuesisë janë paraqitur persona nga Departamenti për Fëmijë dhe Familje, si dhe tinejxheri që kishte marrëdhënie seksuale me mësuesen.

15 vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka thënë se me një rast ai kishte qenë nën ndikimin e substancave narkotike para kryerjes së marrëdhënies seksuale, dëshmi kjo që është kundërshtuar nga mësuesja.

Policia ka bërë të ditur se çifti janë takuar në shtëpitë e të dy palëve gjatë periudhës sa ata kanë qenë së bashku.

Rasti ishte bërë i njohur pas raportimit të incidentit nga Tate High School, me ç’rast janë treguar edhe sms-t e dërguara tek njëri tjetri.

Po ashtu një dëshmitar kishte treguar se si 15 vjeçari kishte treguar fotot nudo të mësueses së tij një miku të tij.

Rasti vazhdon të trajtohet tutje nga intitucionet e drejtësisë në Florida./Indeksonline/