13:38 / E Diele, 16 Maj 2021 / A. M.

Burgosja, rrëmbimi nga burgu – krimi mizor !

Nga Agim Muhaxheri

May be an image of 1 person

Profesor Ukshin Hoti në mbyllje të procesit të tij, më 28 shtator 1994, auditoriumit në gjykatore iu drejtua me fjalët: Ju qoftë përhajr bashkimi i republikave shqiptare. Republika e Kosovës do të jetësohet…

Para 22 vitesh, pasi i mbajti pesë vjet burg, rrëmbehet profesori Ukshin Hoti nga burgu i Dubravës së Istogut…

… Zhduket !

May be an image of text

Lajmin për zhdukjen e tij e transmetuan agjencitë botërore të lajmeve dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Profesorit iu bë gjyqi më 27 e 28 shkurt 1994 në Gjykatën e Prizrenit.

Trupi gjykues serb e dënoi me 5 vjet burg për veprën penale – Cënimi i tërësisë territoriale, sipas nenit 116 të Ligjit penal të Jugosllavisë.

Kryetarja e trupit gjykues ishte Nada Haxhiperiq, ndërkaq prokuror – Dobrivoje Periq.

May be an image of outdoors

Mbrojtësit e profesorit ishin avokatët Hysni Bytyçi, Hazër Susuri, Destan Rukiqi, Bajram Krasniqi dhe Ismet Gashi.

Gjatë një pushimi në gjykatore bisedoj me profesorin. Këtij i them: Unë e kam shënuar në raportin për gazetën “Bujku” reagimin tuaj: “Në burgosjen time ka dorë edhe një pjesë e LDK-së”, por ky pasus është hequr…

“Më tregove të vërtetë, ty të falenderoj Agim…”, ma ktheu ai.

Motra e profesorit Mirvetja dhe disa anëtarë të familjes kur u shpall akgjykimi derdhën lot… Profesori i ngushëlloi. Ai zëshëm iu drejtua auditoriumit në gjykatore, me 28 shtator 1994, me fjalët:

Ju qoftë përhajr bashkimi i republikave shqiptare. Republika e Kosovës do të jetësohet.

Profesorin nuk e la vet avokati Hysni Bytyçi. Ky e vizitoi në burgjet e ish- Jugosllavisë.

Ukshin Hoti rrëmbehet nga njerëzit e Miloševićit në burgun e Dubravës, më 16 maj 1999.

Ishte dita e diel kur u rrëmbye !

Shkrimin për të në afro dy faqe gazetë e publikoj në “Fakti” të Shkupit, më 3 qershor 1999.

Botuesi i kësaj gazete Emin Azemi më tha: Për profesorin Ukshin Hotin mos e kurse gazetën…


May be an image of text

JA SI E KUJTONTE GAZETA “FAKTI” ZHDUKJEN E PROF. UKSHIN HOTIT PËRMES PENËS SË GAZEARIT TË GUXIMSHËM AGIM MUHAXHERI

Disa ditë pas rrëmbimit të Hotit, në gazetën “Fakti” të Shkupit publikoj shkrimin për të dhe të burgosurit tjerë, më 3 qershor 1999.

 Shkrimi me titull “Ku janë ata, cili është ‘trajtimi’ i tyre ?!”, i paralajmëruar në ballinë, del në afro dy faqe.

 Botuesi i kësaj gazete, Emin Azemi, më pati thënë: Kur është fjala për Hotin, mos u kufizo, shkruaj çdo gjë që di për të.

UKSHIN HOTI : Pjesa 2, angazhimi | l'edoniste

Ja shkrimi i plotë:

“KU JANË ATA , CILI ËSHTË ‘TRAJTIMI’ I TYRE ?!”,

Krijesat kriminogjene e rrëmbejnë nga burgu i Dubravës, më 16 maj, ditën e diel! Zhduket profesori Hoti pa dokë e nishan. E rrëmbejnë njerëzit e kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviqit.

Ditën e përvjetorit dalin në skenë politikanët. Kukasin, derdhin lotë krokodili për profesorin. Nuk mungojnë as elozhet që ia bënë… Njëri nga ata që derdhi lotë krokodili ishte Hashim Thaçi.

E kujtoi ky profesorin Hoti për kapuç të madh. Këtij nuk iu ndie zëri në dialogun me Aleksin e Serbisë në Bruksel. Për të, Hoti dhe shumë të pagjetur tjerë, ishin cikërrimë, ngase u mor me çështje “më madhore” ! Frazeologjizmat dhe patriotizmat e tij dalin të jenë tragjikomike dhe karikaturë e kohës.

Zhdukja e Hotit dhe likudimi i intelektualëve tjerë, dr. Fehmi Aganit, dr. Bardhyl Çaushit, profesorit të së drejtës romake, avokatit Bajram Kelmendit, i ekzekutuar bashkë me dy fëmijët e tij – më 24 mars 1999, s’ishte rastësi, vrasja në mënyrë më makrabre e. profesorit Latif Berisha nga paramilitarët serbë në shtëpinë e tij në Mitrovicë e shumë raste të tjera të ngjashme

Sot, 21 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Bajram Kelmendi ia theu qafën Milosheviqit në Gjykatën e Hagës. Kundër tij bëri kallëzimin penal për gjenocidin ndaj shqiptarëve. Por, siç doli më pas, kallëzimi penal i kushtoi me kokë…

E kam ndjekur procesin e profesorit Hoti në Gjyqin e Prizrenit, më 27 e 28 shtator 1994. Ditën e parë të seancës, profesori në gjykatore tha:

“Në burgosjen time ka gisht edhe një pjesë e LDK-së”. Këtë deklaratë e përmendi në raportin tim për gazetën “Bujku”.

Kisha parandjenjë se kjo deklaratë do të cenzurohet. Parandjenjën ia kam shprehur kolegut tim Veli Bytyçit…

Ashtu ndodhi.

Redaktorët bëjnë cenzurën, e heqin deklaratën…

Të nesërmën, në gjykatore, bëj bisedën me profesorin.

Atij i them:

– Profesor, e ke lexuar raportin e gjykimit në gazetë ?

– Po. Ishte i shkëlqyeshëm. Kam vetëm një vërejtje. Nuk e ke përmendur se unë kam thënë se në paraburgosjen time ka gisht edhe një pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

– Unë e kam përmendur këtë, por redaksia, nuk e di pse, ka bërë cenzurë !, i thash profesorit.

– Të falenderoj… Ti s’ke faj ! – Megjithëkëtë, ke treguar të vërtetën për procesin.

Ukshinhoti Instagram posts – Gramho.com

Pas shpalljes së aktgjykimit, dënimit me 5 vjet burg, profesori Hoti iu drejtua publikut: “Ju qofshin për hajr republikat e bashkuara shqiptare. Republika e Kosovës, deshëm s’deshëm, do të jetësohet…”.

Nga notesi im shkëpus atë çfarë ndodhi brenda e jashtë gjykatores. Jashtë gjykatores, në oborr, prisnin më tepër se 300 të interesuar.

Në gjykatore ishin të pranishëm i biri i profesorit, Andini 8 vjeç dhe nipi Etriti 15 vjeç. Para se të nis seanca Andini (ish-deputet) hidhet në përqafim të babait të tij. Sken; emocionuese. Ndërkaq, pas dy orë e gjysmë me kërkesën e gjykatëses Nada Haxhiperiq gardiani i largoi këta nga gjykatorja me arsyetim se ishin të mitur.

Trupi gjykues ishte në përbërje të Nada Haxhiperiqit dhe dy asistentëve të saj – porotët Ajvaz Xhaferi, i përkatësisë myslimane dhe Jovan Delimaniq.

Ukshin Hotin e mbronin pesë avokatë. Njëri nga ta, dr. Hysni Bytyçi ishte më luftaraku. Ky nuk e la vet klientin e tij. E bëri luftën në burgje. I njoftoi zyrtarët më të lartë serbë. Më 28 prill 1999 shkëputet lidhja me klientin e tij. Kontaktin e fundit e ka pasur me sekretarin e atëhershëm të Ministrisë së Drejtësisë për Kosovë, Jovica Jovanoviqin, ish – prokurorin e Prishtinës. Ky i ka kumtuar lajmin për lirimin e Hotit.

Më 16 mars 2000, avokati Hysni Bytyçi sulmohet në banesën e tij në Beograd – nga huliganët serbë. Përgjaket dhe alivanoset… Këtij i del në ndihmë ambasadori britanik duke i dhënë azilin politik në Londër.

Sot Bytyçi rron në Londër.

Disa ditë pas rrëmbimit të Hotit, në gazetën “Fakti” të Shkupit publikoj shkrimin për të dhe të burgosurit tjerë, më 3 qershor 1999.

Shkrimi me titull “Ku janë ata, cili është ‘trajtimi’ i tyre ?!”, i paralajmëruar në ballinë, del në afro dy faqe.

Botuesi i kësaj gazete, Emin Azemi, më pati thënë: Kur është fjala për Hotin, mos u kufizo, shkruaj çdo gjë që di për të.

Shkrimtari francez Emil Zola, më 1898 – dridhi Francën. Pas letrës së tij “AKUZOJ” – drejtuar Presidentit të shtetit, lirohet nga ishulli i djallit kapiteni fatkeq, hebraiku Alfred Dreyfusi.

Parisi brohoriti “Vive la justice” (Rroftë drejtësia).

Tjetër është Franca, tjetët Serbia.

Megjithëkëtë, BE e përkëledh Serbinë armike !