Burrë e grua dënohen me rrahje në Indonezi sepse kishin luajtur një lojë fëmijësh
Dy të krishterë indonezian u dënuan publikisht me rrahje me kamxhik në provincën Banda Aceh të martën, pasi ata kishin luajtur një lojë argëtimi për fëmijë.
Kjo lojë shihet nga autoritetet në provincën konervatore myslimane si ‘lojë e fatit’ dhe prandaj edhe shkel ligjin e Sheriatit.
Rreth 300 veta ishin të pranishëm në këtë vrasje, të cilët mbanin telefonat e tyre mobil për të regjistruar kur Dahlan Silitonga, 61 vjeç dhe Tjia Nyuk Hwa, 45 vjeç, u ekzekutuan publikisht, transmeton Indeksonline.
Disa dukeshin se kënaqeshin gjatë kësaj ngjarje, përderisa disa të tjerë dukeshin si të tronditur.
Çifti ishte arrestuar së bashku me një burrë tjetër se kishin luajtur një lojë në kompleksin argëtues të fëmijëve që lejon përdoruesit të këmbejnë monedha, shpërblime ose kuponë, duke përfshirë edhe paratë e gatshme.
Banda Aceh është e vetmja provincë indoneziane që imponon ligjin e sheriatit dhe njerëzit duhet të kenë kujdes nga një sërë veprash, si: bixhozi, alkooli, seksi mes homoseksualëve ose marrëdhënia jashtë martesore./Indeksonline/