13:41 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Burri: Bëra seks me kolegen e punës dhe u dashurova, tani më la për ish-burrin

Rrëfimi i burrit:

Pasi u ndava nga gruaja e cila ma mori edhe vajzën, fillova të flisja me një nga koleget e punës. Edhe ajo ishte e ndarë nga burri.

Ne i besuam njëri-tjetrit dhe filluam të flirtonim. Pastaj nisëm të takohemi fshehtas pas punës, transmeton Indeksonline.

Një ditë ajo erdhi te banesa ime dhe gjërat ecën përpara. Ne vazhduam të takohemi fshehtas, ndonëse njerëzit në punë thonin se do të ishim një çift perfekt.

Pas një nate, ishim të dy paksa nën ndikimin e alkoolit dhe bëmë seks.

Pas asaj, ajo më tha se ndjehej në faj për shkak të ish-burrit të saj. Kurse, më vonë më tha se donte të mbeteshim thjeshtë shokë dhe se i vinte keq që po më lëndonte.

Ish-i burri i saj i kishte kërkuar që ta provonin edhe njëherë bashkë dhe ajo kishte pranuar shkaku i fëmijëve, transmeton Indeksonline. Ndërkohë, ne vazhduam si miq.

Mua ende më tërheq ajo, por nuk jam i sigurt për ndjenjat e saja.

Gjërat nuk po i shkojnë mirë më ish-burrin dhe ajo ma ka thënë këtë vet. Por, edhe nëse ajo do të donte të ishte me mua, unë nuk mendoj se dua të jem mundësia e saj e dytë.

Ajo më tha se gjatë lidhjes tonë ndjehej si në parajsë dhe ishte pothuajse perfekt, por tani jam konfuz dhe nuk di si të veproj.

Përgjigja e psikologes:

Nuk keni arsye të ndjeheni konfuz. Është mëse e qartë se ajo nuk do e lë partnerin e saj për ty, transmeton Indeksonline. Vazhdoni t`ia kujtoni vetes se kjo nuk do t`iu çojë askund.

Nuk do të jetë e lehtë por qëndroni i sjellshëm dhe i qetë në punë. Ajo do t`iu respektojë për këtë.

Fokusohuni edhe ju tek martesa juaj dhe gruaja juaj. Ndoshta mund t`i rregulloni gjërat.

Sido që të shkojë puna me martesën tuaj, shpresoj që ju ta takoni më shpesh vajzën tuaj.

Është e rëndësishme për të që të rritet duke ditur se ka një baba të kujdesshëm dhe që e do dhe sigurisht që ju duhet të kryeni obligimin financiar që ju takon ndaj saj./Indeksonline/