08:41 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rrëfehet burri: Jam i martuar por s`e heq nga koka kolegen e punës, gati u puthëm…

Rrëfimi:

Kaloj shumë kohë me një kolege në punë dhe i ndihmojmë njëri-tjetrit meqë jemi të përfshirë të dy në një projekt.

Kemi pasur ca momente kemistrie, për pak sa nuk u puthëm një herë por unë u largova, transmeton Indeksonline.

Jam 32 ndërsa gruaja ime 30. Kemi një martesë shumë të lumtur. Kolegia ime është 29 vjeçare dhe beqare.

Jam i lumtur kur jam me gruan time, por në momentin që jam vet, mendja më shkon te kolegia.

Nuk kam tradhëtuar asnjëherë dhe nuk dua ta bëj këtë, thjesht dua që këto ndjenja të largohen nga unë.

Psikologia:

Edhe njerëzit me martesën më të lumtur, mund të tërhiqen nga dikush, transmeton Indeksonline. Por, duhet t`ia dini vlerën marrëdhënies suaj dhe nuk duhet të veproni thjeshtë për shkak se ju tërheq dikush.

Mos lejoni që mendimet tuaja të shkojnë te kolegia juaj. Në vend të kësaj mendoni për kohët e mira që keni kaluar me gruan tuaj. Jepini energji të re martesës suaj./Indeksonline/