13:46 / E Diele, 14 Gusht 2022 / LB

Burri i Albulena Haxhiut emërohet këshilltar i ministrit Elbert Krasniqi

Me datën 5 të këtij muaji, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në krye me ministrin Elbert Krasniqi ka emëruar një këshilltar të jashtëm politik.

Këtë pozitë e ka marrë burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi.

Nacionale ka siguruar vendimin e kësaj ministrie, vendim ky i cili ka vulën e ministrit Krasniqi.

Mandati i të emëruarit në pikën 1 të këtij vendimi, fillon me datë 5 gusht dhe zgjatë deri kur pushon mandate i Ministrit, përkatësisht derisa të mos merret ndonjë vendim tjetër.

Në këtë vendim thuhet se i emëruari nga pika 1 e këtij vendimi conform nenit 25, pika 7 e Rregullores NR. 02/2021, nuk paguhet nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe nuk shkakton shpenzime për Buxhetin e Kosovës. Të ardhurat mund të sigurohen përmes donatorëvë të ndryshëm të jashtëm të cilët mund të ofrojnë përkrahje të tillë conform legjislacionit në fuqi.