13:35 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Burri i Almeda Abazit, Tolgahani, i shpeshton fjalët në gjuhën shqipe

Aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman së bashku me bashkëshorten e tij, Almedën, javë më parë vizituan Kosovën, shkruan Indesonline.

Ata ishin në Prizren, Prishtinë dhe në disa vende të tjera shqiptare.

Së fundi Almeda ka biseduar në Instagram me ndjekësit e saj, ku i ka lejuar t’i bëjnë pyetje, apo t’i bëjnë ndonjë koment.

 I menjëhershëm ishte burri i saj, Tolgahan, ku i tha “I love you shpirti im”.

Ndërsa Almeda i’a ktheu “Zemra ime ti”.

Për aktorin e njohur, të folurit shqip tashmë nuk është e vështirë, pasi që ai e praktikon këtë gjë shumë shpesh.

Kujtojmë se çifti ka disa vjet i martuar dhe ka një djalë, i quajtur Efehan. /Indeksonline/