21:57 / E Diele, 16 Qershor 2019

Burri i Fatmires, ish-ylli i Kosovës bëhet agjent i futbollistëve

Ish-futbollisti i Kosovës, Enis Alushi ka vendosur të ndryshoj profesion por asnjëherë të ndahet nga futbolli.

33 vjeçari i cili ka qenë pjesë e Bundesligës tashmë do të menaxhoj futbollistët.

Ai ka vendosur që karrierën ta vazhdoj si agjent i futbollit, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, njëherit ish-futbollistja e Gjermanisë, fatmire Alushi.

Ky është mesazhi i saj për Enisin:

Pas 15 vitesh si futbollist profesional, tani po shkon në një rrugë të re, atë të Agjentit të futbollistëve, por i mbetesh besnik futbollit pasi e do atë shumë. Ariani, Ela dhe unë jemi aq krenarë për ty që gjithmonë ke qëndruar afër dhe ke bërë gjithçka për ne. Të deshirojmë gjithë të mirat i dashuri im. Edhe nëse ndonjëherë më pengon që duhet të qëndroni në telefon shumë, gjithmonë do të mbështesë“, ka shkruar Fatmirja.

Fatmire Alushi njihet si njëra ndër futbollistët më të mira të Kombëtares së Gjermanisë, derisa Enis Alushi ka zhvilluar nëntë ndeshje me Kosovën. /IndeksOnline/