09:33 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / AR

Burri i Nicki Minaj akuzohet për përdhunim

Jennifer Hough ka dhënë intervistën e saj të parë në televizion lidhur me përdhunimin që përjetoi nga burri i Nicki Minaj, Kenneth Petty.

Burri i reperes ishte shpallur fajtor në fillim të këtij muaji në shtetin e Kalifornisë. Ndërsa Jennifer Though po vazhdon të tregoi historinë e saj, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë në ‘The Real’ ajo dhe avokati i saj, Tyrone Blackburn, diskutuan për pandanë e saj kundër Petty dhe Minaj.

Ndër të tjerash ata thanë se zëri i gruas duhet të dëgjohet gjithmonë, sidomos në këso raste.

Ajo tregoi se ajo dhe Petty nuk kanë qenë në lidhje dashurie asnjëherë dhe se bashkëpunëtorët e Petty e kanë ‘sulmuar’ atë dhe familjen e saj.

Petty në fillim kishte mohuar akuzat.

Hough duke folur filloi të qante disa herë gjatë intervistës.

Ajo u shpreh se ende e fajëson vetën për atë që kishte ndodhur.

“Qëndroja e fshehur brenda vetes. Duke jetuar e mbijetuar nga pasiguritë, duke u munduar ta mbroj veten, unë kam qenë kështu gjatë gjithë jetës time”, tha ajo.

“Nuk ka rëndësi kush jeni e sa para keni. Nuk mund t’i frikësoni njerëzit që bëjnë gjëra të mira për ju dhe ju ta shfrytëzoni në mënyrën më të keqe’, përfundoi ajo./Indeksonline/