22:08 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Burri i propozon martesë të fejuarës në “KFC”, disa kompani duan t’ia financojnë dasmën!

Një mashkull është turpëruar pasi që ai i propozoi të dashurës së tij në “KFC”. Propozimi i tij u ka lënë shumë përshtypje dhjetërave ndërmarrje të cilat shprehën interesim ta financojnë dasmën e tij.

Burri i cili vjen nga Afrika e Jugut, u përkul në gju duke i propozuar të dashurës së tij martesë.

Shumë njerëz ishin prekur nga ky moment të cilët edhe filmuan, derisa një gazetar tjetër e turpëroi dhëndrin duke e shpërndarë si lajm, shkraun The Sun- transmeton Indeksonline.

Gruaja me emrin Anele shkroi: “Burrat e Afrikës së Jugut janë aq të prishur sa që ata propozojnë në KFC. Ata nuk kanë asnjë klasë, dua të them se kush propozon në KFC.”

Por, Anele ka fshirë këtë koment, pasi që shumë ndjekës e kanë ofenduar atë./Indeksonline/