11:06 / E Martë, 19 Janar 2021 / OSH

Burri nga Peja raporton në polici: Gruaja ime vdiq, 3 ditë pasi kreu një operacion kirurgjik

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Pejë.

Një person, ka njoftuar Policinë e Kosovës se bashkëshortja e tij i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik dhe pas tri ditësh ajo ka ndërruar jetë.

Rasti vazhdon të hetohet, transmeton IndeksOnline.

“Pejë 18.01.2021 – 11:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare tri ditë më parë i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik dhe se sot i është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/