16:58 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Burri që vendosi të martohet me një kukull plastike: Dashuria lulëzoi më shumë gjatë pandemisë

Yuri Tolochko është një bodybulider nga Kazakistani, i cili ka marrë një vendim të çuditshëm. Sipas mediave ai ka zgjedhur të martohet me kukullën e tij plastike që e ka quajtur Margo.

Ai është shprehur se ka vendosur të martohet me të dashurën e tij plastike, pasi kishte rënë në dashuri me të tete muaj më parë, por dasma e tyre ishte shtyrë për shkak të Covid-19. Çifti u fejua në dhjetor të vitit të kaluar dhe Yuri ka rrëfyer se romanca e tyre me të vërtetë lulëzoi gjatë izolimit nga pandemia.

Sakaq, ai ka vendosur të bëjë dhe dasmë, duke ftuar familjarë dhe miq.