14:04 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Burri sulmohet nga ish-bashkëshortja, kërkon ndihmë në QKUK

Policia ka raportuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prishtinë. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 28 dhjetor dhe është raportuar dje.

Ankuesi ka treguar se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij, shtetase e Shqipërisë. Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet. Rasti po trajtohet si dhunë në familje dhe lëndim trupor.