Bushati e pranon: Nuk folëm për pronat e çamëve
I ftuar në Opnion, ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati i është përgjigjur edhe pyetjes së nëse është diskutuar çështja çame mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë në Korçë.
Ai tha se kjo çështje është në axhendën e qeverisë shqiptare që prej vitit 2013.
I pyetur për temat e ngritura me homologun Kotzias, Bushati u shpreh se Shqipëria nuk ka pretendime për territoret e Çamërisë në Greqi.
“Nuk bëhet fjalë që në të pretendojmë për ndëshkim kolektiv për çështjen çame”-u shpreh ai. /albeu.com/