12:43 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bushati në shtëpinë e Florenc Beqiraj, çfarë i premtoi familjes së 23 vjeçarit të vdekur në Francë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka qene sot per nje vizite ngushellimi ne familjen e Florenc Beqiraj, te riut nga Shkodra qe gjeti vdekjen ne spitalin francez, pasi u dergua aty pa shenja jete, teksa mbahej ne burg.

“Panorama”, raporton se ne kete vizite, Bushati ka qene i shoqeruar nga deputeti Luan Harusha.

Ne biseden e zhvilluar me nenen dhe familjare te tjere te viktimes, Ministri Bushati i shprehu ngushellimet dhe garantoi se ceshtja do te hetohet deri ne fund.

“Prokuroria franceze ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes”- tha Bushati,  ndersa shtoi se “Presidenca do mundesoje sjelljen e trupit ne Shqiperi”.