19:24 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Busquets e sheh këtë kombëtare favorite në Botëror, nuk është Spanja

Sergio Busquets mendon se Spanja nuk është përfaqësuesja favorite në Botëror. Ylli i Barcelonës ka thënë se Brazili është kombëtarja favorite për të fituar Botërorin “Rusia 2018”.

“Favoriti numër një është Brazili. Pastaj janë disa përfaqësuese me gjasa të barabarta për sukses si, Gjermania, Spanja, Argjentina dhe Franca. Spanja do të mësoi nga gabimet që ka bërë në Botërorin e kaluar. Jemi grup i mirë, ka atmosferë të duhur dhe mund të shkojmë larg. Sa i përket Messit, mund t’i them se ai nuk ka nevojë të fitojë Kupën e Botës për tu ditur se është më i miri i historisë” ka thënë Busquets./Indeksonline/

Temat: