23:24 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Busquets, jo më i paprekshëm te Barcelona

Barcelona përmbysi rezultatin ndaj Interit duke fituar në fund 2:1.

Kthesa e Barcelonës ndodhi në zëvëndësimin e Sergio Busquets me Arturo Vidal në minutën e 53-të, shkruan Indeksonline.

Pas inkuadrimit të kilianit, ai asistoi pas 5 minutave për Suarezin i cili barazoi shifrat, ndërsa në minutën e 84-të, Messi asistoi për uruguaianin Suarez i cili realizoi sërish.

Kundër Inter Milan, Vidal hyri në vend të mesfushorit spanjoll, Busquets dhe loja ndryshoi tërësisht. Barcelona filloi të luante me një bosht të dyfishtë (De Jong, Arthur) dhe ekipi ndjeu më shumë liri./Indeksonline/