11:41 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / A. M.

Butrint Imeri anulon koncertin në Prishtinë

Butrint Imeri ka anuluar koncertin që paralajmëroi se do të mbante falas në Prishtinë.

Koncerti ishte planifikuar të mbahej sot në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ por së fundmi këngëtari ka zbuluar se është anuluar për shkaqe teknike.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale, transmeton IndeksOnline.

Me gjithë dëshirën për me e kalu sonte një super mbramje dhe me u mbledh nga gjithë Kosova e Diaspora, ju njoftojmë që për arsyeje teknike dhe operacionale eventi i planifikuar për sonte do të anulohet deri në një njoftim të ardhshëm për një datë të re brenda këtij sezoni të nxehtë veror. Ne po punojmë shumë që të sjellim sa më shpejt një datë të re me një organizim të veçantë për të kaluar një natë që do të mbahet mend për shumë kohë. Falënderojmë Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunim. Shihemi shpejt në njoftimin e ardhshëm”, ka shkruar Butrinti në rrjetin social Instagram./IndeksOnline/