14:02 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Butrint Imeri vazhdon të paraqitet nga Santorini

Këngëtari i njohur shqiptar Butrint Imeri njihet për këngët e tij që priten mjaft mirë nga publiku, shkruan Indeksonline.

Përpos muzikës ai qëndron në fokus të mediave rozë, shpeshherë për thashethemet lidhur me ndonje aventurë dashurie të këngëtarit.

E së fundmi ai është parë në pushime në Greqi, ku u ngritën dyshimet se po i kalon pushimet me modelen që së fundi ishte pjesë e videoklipit të tij të ri.

E duket se ai nuk po mirret me këto thashetheme, dhe përsëri është paraqitur me një imazh në llogarinë e tij në Instagram, nga pushimet në Santorini. /Indeksonline/