23:12 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Buzëkuqi, ja çfarë të zgjidhni kur i keni sytë e lyer

Përveçse për të ndryshuar pamjen e buzëve, buzëkuqi i jep shkëlqim edhe gjithë fytyrës. Si ta përshtatni me makijazhin e syve? Ja disa këshilla.

Për një shikim vrastar. Preferoni smoky eyes, por nuk jeni te bindura nëse duhet apo jo t’i lyeni buzët me ngjyre te ndezur? Ju kane thënë se mund te rendoheni prandaj me mire mos i lyeni fare? Ky është një gabim. Një gloss nude do i beje buzët te kenë shkëlqimin dhe pamjen e duhur.

Tone të ngrohta. Ju pëlqejnë tonet e syve me ngjyre kafe apo te purpur? Buzëkuqin zgjidheni roze te mbyllur. Mjaft natyrale, kjo ngjyre është ideale për te sjelle harmoni ne fytyre.

Tone “pop”. Ne vere shume preferojnë te luajnë me ngjyrat e ndezura tek pjesa e syve. Roze, blu apo jeshile ato zgjedhin atë qe ju përshtatet me tepër. Qe pamja te mos ngarkohet me shume e mira është qe buzëkuqi te zgjidhet roze pastel.

Për makijazh te lehte tek sytë. Kur makijazhi i syve është i lehte mund te tentoni gjithçka tek buzët. Padyshim qe e kuqja klasike mbetet nder me te preferuara, por mund te provoni edhe çdo nuance tjetër.