Bylbyl Sokoli flet për trajnerin e ardhshëm të Kosovës
Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka dhënë një koment për menaxherin e ardhshëm të Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes.
Federata e Futbollit të Kosovës pritet që nesër (e premte) në konferencën për shtyp ta zyrtarizoj trajnerin e ri, që flitet se do të jetë Bernard Challandes, shkruan IndeksOnline.
Ish-trajneri i Vllaznisë së Pozheranit, tani i Ferizajt ka një koment për 66-vjeçarin.
“Është me rëndësi që Kosova ka potencial, se sa do ta vlerësojë trajneri zviceran do ta shohim punën dhe planet e tij. Kemi të bëjmë me një trajner që ka menaxhuar shumë lojtarë shqiptar. Sigurisht se ky trajner është me përvojë. Jam i sigurt se do të nxjerrë më të mirën nga futbollistët. Nuk i mungon përvoja, për krijimin e kolektivit dhe futbollistëve cilësor. Ajo që i mungon është aspekti psikologjik për mentalitetin shqiptar. Ky faktor psikologjik do të jetë faktori kryesor që trajneri duhet të merret. Andaj shpresoj që ta ketë një staf të mirë”, ka thënë Sokoli në emisionin “Imazhi i ditës”.
Challandes do të jetë zëvendësuesi i Albert Bunjakit. Trajneri zviceran së fundi ka qenë pjesë e Armenisë, ndërsa ka bërë punën e agjentit (scautit) në ekipin e famshëm, FC Basel./IndeksOnline/