00:02 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga Llapi?

Skuadra e Llapit duket se ka mbetur pa trajner ende pa filluar edicioni i ri i Vala Superligës së Kosovë.

Bylbyl Sokoli i cili firmosi kontratë qysh në fund të sezonit 2017/18, ka vendosur të jep dorëheqje, shkruan IndeksOnline.

Ende nuk ka informacione zyrtare, por besohet se Llapi nuk ia ka plotësuar kushtet ish-trajnerit të Ferizajt.

Sokoli gjatë sezonit të kaluar menaxhoi dy klube, Vllazninë e Pozheranit me të cilen dha dorëheqje dhe Ferizajin, të cilen e riktheu në Superligë./IndeksOnline/