75 Mall Live Search
23:59 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / MSH

Bytyqi: Kosova duhet të kërkojë plan të sekuencimit për marrëveshjet

“Kosova duhet të kërkojë që të arrithet një marrëveshje për plan të sekuencimit në mënyrë që BE të mos i bëjë presion vetëm njërës palë të dialogut dhe të këtë një plan të qartë të zbatimit të marrëveshjeve”. Kështu deklaroi Seb Bytyqi, profesori universitar në Londër, i pyetur se si duhet të reagojë Kosova karshi presioneve për themelimin e Asociacionit.

Ai tha se përmes këtij plani mund të përballohet më lehtë presioni dhe se është një garanci që do të ketë drejtësi më të madhe.

“Nëse nuk ka një plan sekuencimi, ateherë i bie që do të vazhdohet me qasjen e deritashme që të “bullizohet” pala më e dobët, që është Kosova dhe të shpresohet se gjithccka do të rregullohet nëse pala më e dobët e zbaton marrëveshjen”, tha Bytyqi për RTK.

Ndërkohë, ai tha se Kosovës duhet t’i hiqen masat e vendosura nga BE, duke e quajtur këtë si një shembull negativ sepse vazhdimisht po i përkujtohet Kosovës që ka obligime, por sipas tij vet BE ka dëshmuar që nuk i respekton obligimet e saj.

“Nëse BE dëshiron të mirret seriozisht të paktën në Ballkan, atëherë duhet edhe vet të i respektojë obligimet e veta”, deklaroi Seb Bytyqi.

Mes tjerash, Bytyqi foli edhe për deklaratën e kandidatës për komisionare të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cila paralajmëroi mundësinë që Bashkimi Evropian të ndryshojë qasje ndaj procesit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duke theksuar se nuk do t’i ndiqte tendencat e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Ai tha se çështja e shkëmbimit të territoreve është riaktualizuar në debat publik por sipas tij vështirë që mund të ketë diskutim për këtë ide, nëse njëra palë e kundërshton atë seriozisht dhe nëse edhe BE dhe shtetet evropiane e kundërshtojnë atë.

E duke folur për deklaratën e kryetarës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, se Prokuroria e Speciales përfundon rastin për ish-krerët e UÇK-së në prill të vitit 2025, Bytyqi tha se nuk mund të pritet që gjithçka të përfundojë në atë kohë, sepse sipas tij, nësë përfundon padia e aktakuzës nuk do të thotë se menjëherë do të përfundojë edhe gjykimi.

“Gjykimi mund të zgjasë por edhe nëse përfundon gjuykimi, nuk është përfundimi i këtij tregimi, pra mund të ketë ashtu siç pritet, dënime të ndryshme për të paditur të ndryshëm”, tha mes tjerash Bytyqi.