75 Mall Live Search
19:20 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bytyqi: Pas shumë diskutimeve, shumë shpejtë mes Kosovës e Shqipërisë s’do të ketë asnjë taksë

Zyrtarë të shumtë të Shqipërisë arritën sot në Kosovë, pikërisht në qytetin e Prizrenit.

Të njëjtit bashkë me përfaqësuesit shtetëror të Kosovës ishin të pranishëm në zbulimin e shtatoreve të tre liderëve historik, Ymer Prizreni, Avdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Pas përfundimit të kësaj ceremonie, shumë prej tyre tashmë u bën bashkë për të darkuar.

Një fotografi nga ky bashkim e publikoi Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, Shyqyri Bytyqi, transmeton Indeksonline.

Bytyqi madje ka shkruar se pas shumë diskutimeve, shumë shpejtë mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë.

“Urime”, përfundoi Bytyqi.

Duhet përkujtuar se së fundi Qeveria e Kosovës në mënyrë unanime mori vendim për vendosjen e taksës 100% në drejtim të produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës./Indeksonline/