08:15 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Bytyqi sërish ftohet të raportojë në Komisionin parlamentar

Për sot është paralajmëruar që para komisionit për Arsim të raportojë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Bytyqi është ftuar që të raportojë në komision lidhur me përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë ( EQAR).

Herën e fundit Bytyqi nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit për të raportuar për këtë çështje.